
Rënia e ashensorit me 2 persona në Tiranë, habit ISHMT: Shkak mbingarkesa...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregu, ISHMT t ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një çift bashkëshortësh u plagosën pas rrëzimit të një ashensori.
ISHMT bën me dije se ashensori ka pësuar defekt gjatë funksionimit të tij në kushtet e mbingarkesës me një numër më të madh personash, përtej ngarkesës nominale.
Sipas ISHMT, ashensori nuk ishte i regjistruar pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.
“Referuar legjislacionit të kësaj fushe, personi përgjegjës mbi funksionimin e ashensorit (ndërtuesi ose administratori i pallatit) ka detyrimin ligjor për të bërë regjistrimin e tij. Por në rastin konkret nuk ka një aplikim pranë ISHMT-së për regjistrim, ndërkohë që ashensori ka qenë në funksionim që nga viti 2012. Nga ana e personave përgjegjës (ndërtuesi ose administratori i pallatit) për këtë ashensor nuk ishte kryer ndonjëherë vlerësimi i konformitetit (certifikimi) nga një Organ i Miratuar për Vlerësimin e Konformitetit (OMVK)”, thuhet në njoftimin e ISHMT.
Një çift bashkëshortësh u plagosën një natë më parë, pasi ashensori ku ata kishin hipur, në zonën e Unazës së Re u rrëzua nga kati i pestë në katin zero.






Fshati në Peqin mbetet pa pjeshkë!/ Pemët frutore u shkatërruan nga breshëri
Historia e plotë >


Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Jepet lajmi i mirë! Pagat e rritura të administratës, shtesat që nga 1 p...
Historia e plotë >
“Çfarë bën ashtu…?”/Rrëfimet e adoleshentëve për çastet tragjike të vras...
Historia e plotë >
Fondet e premtuara për energjinë, BE i kalon Shqipërisë 72 mln euro

Moti "ndryshon" stinë/ Ja çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë periudhës së verës

Historiku/ 1 Qershori, dita kur fëmijët gëzojnë në të gjithë botën
Aktualitet




