Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rëndohet loja për qeverinë e re në Shkup: Shantazhe dhe blerje, BDI fut “kryeministrin shqiptar” tek vijat e kuqe

Rëndohet loja për qeverinë e re në Shkup: Shantazhe dhe

Loja për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut bëhet edhe më e rëndë. Ndërkohë që fituesi relativ i zgjedhjeve, ish-kryeministri Zoran Zaev ka bërë thirrje për një pezullim dy javor të aktiviteteve politike në vend meqë është festa kombëtare e maqedonasve, Ali Ahmeti ka futur xixat edhe më shumë përpara negociatave.

Aleanca e Zijadin Selës dhe parti të tjera pranë Zaev, kanë kryer ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor që të kërkojnë heqjen e një ose 2 mandateve BDI-së, me justifikimin se ka manipulime votash nga ana e partisë së Ali Ahmetit.

Kreu i komunës Gostivar, Arben Taravari tha se BDI ka lejuar votime familjare dhe manipulime të tjera. KSHZ ka publikuar një komunikatë, ku bëhet e ditur se mungojnë më shumë se 2 mijë fletëvotime të papërdorura, çka tregon se mund të jenë përdorur në mënyrë manipulative.

Ndërkohë ka nisur edhe loja e tregut të blerjes së deputetëve. Kjo ka sjellë edhe zhvillime të reja.

Një deputet i BDI-së është tërhequr nga marrja e mandatit, për t’i liruar vendin një personi më besnik të Ali Ahmetit.

Bëhet fjalë Ismail Jajoski, kreu i komunës Pllasnicë, i cili nuk do të marrë mandatin e deputetit për t’ja lënë këtë vend Musa Ahmetit.

Ndërkaq, kreu i BDI-së ka vendosur çështjen e kryeministrit shqiptar, në “vijat e kuqe” që kjo parti do të ketë në negociatat me partitë maqedonase.

“Unë po i riafirmoj vijat e kuqe, nuk ka kthim pas: Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fiqnjësi të Mirë (me Bullgarinë) vettingu, dhe Kryeministri shqiptar. Nuk lëshoj më, çdo herë është BDI që tërhiqet po kësaj radhe nuk mundem më të bëj kompromis të njëanshëm. Pa të tërhiqen njëherë edhe të tjerët”, ka thënë Ali Ahmeti në intervistë për Seladin Xhezairi në Klan Maqedonia.

Pikërisht ky hap tregon se loja po bëhet më e rëndë dhe Ahmeti e çon stekën shumë lart. “Nëse nuk pranojnë kërkesat tona jemi gati për opozitë”, thotë ai. 15 deputetët e BDI-së janë jetike për të bërë një koalicion të ri qeverisës qoftë nga Zoran Zaev, qoftë edhe nga nacionalistët e VRMO-DPMNE.

Shqiptarët kanë 34 deputetë në Parlamentin Maqedonas dhe për herë të parë kontrollojnë edhe matematikisht fatin e çdo qeverisje apo ligji kushtetues në vend.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore