Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rei ti sot na përshëndet nga parajsa"/ Mësuesit prekin me mesazhin për të riun që humbi jetën në Elbasan

"Rei ti sot na përshëndet nga parajsa"/ Mësuesit prekin

Elbasan- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në aksin Librazhd-Elbasan, ku një 21-vjeçar humbi jetën në një aksident me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengel.

Automjeti me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi doli nga rruga dhe për pasojë aksidenti rezultoi tragjik.

Dhimbja që la pas është e madhe për të gjithë të afërmit e tij dhe miqtë që e njohën. Në lidhje me ngjarjen tragjike kanë reaguar edhe mësuesit e të riut në shkollën kur dikur ishte nxënës.

Postimi i mësuesve

Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në banken e trete të mendimeve tona qe do te jëtë përhere yti. Do të të kerkojme në boritë e makinave buzë rruges, do të dëgjojme tërë jetën zërin tënd: -Zyshat e mia. Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Qe nga Parajsa ti sot na pershendet mes yjeve.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore