Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rastësi? Ministria nxori vetë pamjet e kanabisit mes domateve, sera përfshihet nga flakët (VIDEO)

Rastësi? Ministria nxori vetë pamjet e kanabisit mes domateve, sera

Pas publikimit të skandalit, ku bimë që ngjasonin me kanabis sativa rriteshin mes domateve, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje është përfshirë nga flakët.

Nuk dihet nëse zjarri është i qëllimshëm, për të mbuluar gjurmët, por vështirë të besohet që është rastësi.

Më herët gazeta SHQIP, publikoi disa pamje që ishin publikuar nga ministria e Bujqësisë dhe më pas fshirë, ku tregohej se mes perimeve në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, rriteshin edhe disa bimë të ngjashme me kanabis sativa.

Pamjet ku tregohej bima narkotike u fshinë nga ministria, por nuk u dha asnjë detaj mbi rastin, për të mohuar apo pohuar prezencën e tyre./Gazeta SHQIP

(Shih videon, sekonda e 38-të)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore