Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Raporti i ODIHR / Balla: Konfirmim i zgjedhjeve më të mira në Shqipëri

Raporti i ODIHR / Balla: Konfirmim i zgjedhjeve më të mira në

Taulant Balla thotë se raporti përfundimtar i ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit konfirmon gjetjet paraprake të vëzhguesve ndërkombëtarë se këto ishin zgjedhjet më të mira të realizuara në Shqipëri.

“Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Balla deklaron se zgjedhjet ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve.

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve”, vijon ai.

Më herët, kreu i PD e cilësoi raportin e ODIHR si konfirmim të pretendimit të Partisë Demokratike se 25 prilli ishte “masakër zgjedhore”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore