Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Raporti i Avokatit të Popullit/ Hetime sekrete dhe vendime gjykate pa ekzekutim, ja çfarë ka ndodhur

Raporti i Avokatit të Popullit/ Hetime sekrete dhe vendime gjykate pa

Veprimtaria e punës së organit të Prokurorisë është parë dhe vlerësuar në kontekst me ndryshimet në legjislacionin procedural-penal dhe gjatë zhvillimit të një procesi të vështirë të Reformës në Drejtësi.

Këto ndryshime e kanë vendosur organin procedues përpara detyrimeve ligjore në zbatimin korrekt të procedurave si në marrjen e vendimit përfundimtar, ashtu dhe hetimin e fakteve e rrethanave që janë në favor të personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, duke marrë parasysh edhe volumin e rritur të punës për shkak të mungesave në sistem.

Nën këtë prizëm janë marrë, vlerësuar dhe trajtuar kërkesë/ankesat e qytetarëve në rastet kur ata kanë ngritur pretendime të ndryshme për punën e kryer nga prokurorët, gjatë hetimit të procedimeve penale duke qenë palë në procesin penal në cilësinë e kallëzuesit apo të personit nën hetim.

Avokati i Popullit si një institucion i pavarur kushtetues për respektimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është munduar të luajë një rol aktiv në formën e një mekanizmi, duke shqyrtuar praktika të punës së prokurorëve pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, duke adresuar problematikat dhe mbi këtë bazë ka ndërhyrë me anë të rekomandimeve me qëllimin final vënien në vend të së drejtës së shkelur.

Gjatë vitit 2019 në institucionin e Avokatit të Popullit kanë ardhur dhe janë trajtuar 79 ankesa të qytetarëve që në mënyrë të grupuar dhe sipas llojit të cenimit të të drejtave në procesin penal.

Së pari për zvarritje të pajustifikuara në hetimin e procedimeve penale.  Zvarritjen e hetimit të procedimeve penale Avokati i Popullit e ka ndjekur me përparësi, duke e vlerësuar në kuadrin e një procesi të rregullt ligjor në respekt të detyrimeve të parashikuara në pikën 2 të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të Komisionit Europian për të Drejtat e Njeriut.

Arsyet e zvarritjeve të pajustifikuara të hetimit, sipas Avokatit të Popullit kanë qenë kryesisht për moskryerje e hetimeve të gjithanshme, pasqyrim pa plan i veprimeve hetimore dhe jo në vijimësi, vonesa në kryerjen e veprimeve hetimore, sidomos nga policia gjyqësore e Policisë së Shtetit, duke mos zbatuar me korrektësi urdhërimet e prokurorit.

Dhe më tej rastet kur zvarritje të theksuara kur gjyqtari i seancës paraprake nuk ka miratuar kërkesën e prokurorit për mosfillim të procedimit penal apo pushim të çështjes, duke i kthyer aktet prokurorisë dhe urdhëruar dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore;

Eshtë vënë gjithashtu në dukje përmes raportit të Avokatit të Popullit të dërguar në Kuvend mangësi në kryerjen e ekspertimeve të ndryshme, shpesh edhe disa ekspertime me vonesë.

Sipas autoriteteve të Avokatit të Popullit, ka mosvlerësim, mosshqyrtim apo shqyrtim me vonesë i kërkesave të palëve në proçesin penal, sidomos pretendimeve të personit nën hetim; mosparaqitje e dëshmitarëve në fazën e hetimit paraprak rrjedhojë dhe e adresave të pasakta të tyre, kthimi me vonesë i përgjigjeve të letërporosive të autoriteteve të drejtësisë të shteteve të huaja etj.

Së dyti, në mosrespektimin e të drejtës së informimit për veprimet e kryera gjatë fazës së hetimit apo vendimet përfundimtare për mënyrën e zgjidhjes së kallëzimeve penale ose përfundimit të hetimit.

Nga informacionet e dërguara prej prokurorive si dhe komunikimin që kemi pasur me prokurorët e çështjeve, qytetarët, palë në procesin penal janë njoftuar me shkresa për vendimin e marrë por mosdijenia apo mosmarrja e vendimit lidhet dhe me mungesën e adresave të sakta të banimit të tyre.

Për këtë arsye, Avokati i Popullit ka sugjeruar që në shkresat përcjellëse për njoftim të palëve të vendoset dhe numri i telefonit celular apo numri fiks në rast se disponohet prej tyre, praktikë kjo e cila ka dhënë rezultate të mira.

Së treti në mosvënien në dispozicion të akteve të ndryshme nga fashikulli i hetimit apo dokumenteve të sekuestruara. Nga mosveprimi i organit proçedues dhe zvarritjet për mosdhënie të akteve të ndryshme të procedimit penal kanë ardhur pasoja në cenim të interesave të ligjshme të qytetarëve si p.sh për të ndjekur procedurat e nevojshme gjyqësore sikurse është e drejta e ushtrimit të ankimit në gjykatë.

Përmendim këtu dhe trajtimin e sendeve prova materiale të sekuestruara gjatë hetimit nga prokuroria. Edhe pse rregulli bazë për kthimin e sendit të vjedhur të sekuestruar është atribut i gjykatës, neni 218 i Kodit Penal i jep diskrecionin prokurorit që të realizojë kthimin pronarit të ligjshëm edhe në fazën e hetimeve paraprake. Pra, pasi të jenë kryer veprimet e nevojshme procedurale me sendin, kur nuk dëmtohet hetimi i çështjes, prokurori pa hezitim dhe pa vonesa duhet ta kthejë atë, pasi e kundërta do të sillte pasoja në biznesin familjar apo aktivitete të tjera të qytetarëve.

Së katërti, ngritja e pretendimeve për akuzë të padrejtë. Pavarësisht vështirësive që ndesh organi i prokurorisë në këto raste, rrjedhojë e numrit të konsiderueshëm të personave të arrestuar nga Policia Gjyqësore e Policisë së Shtetit dhe pamundësisë së gjetjes dhe administrimit të provave të nevojshme ndaj personave nën hetim për arsye të kohës së shkurtër deri në paraqitjen e kërkesës në gjykatë, do të çmonim se organi i

prokurorisë ka patur raste të dukshme kur duhet të urdhëronte lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

Gjithashtu janë paraqitur ankesa nga familjarë të personave me probleme të shëndetit mendor që kanë paraqitur pretendime ndaj organit të prokurorisë për mosnxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit të vendimit të gjykatës të cilat përmbajnë masa mjekësore të detyrueshme, parashikuar nga nenet 46 dhe 239 të Kodit të Procedurës Penale.

Avokati i Popullit prej vitesh ka vënë theksin mbi faktin se mbajtja e këtyre personave në mjedise brenda sistemit të burgjeve, përbën një trajtim degradues dhe çnjerëzor, pasi bie në kundërshtim me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe nenin 3 të KEDNJ-së. Sipas akteve ndërkombëtare, personat me çrregullime të shëndetit mendor trajtohen si të paaftë dhe të cënueshëm, prandaj atyre duhet t’u sigurohet trajtimi i duhur mjekësor, përshtatshmëri e ndihmës dhe e përkujdesit mjekësor në një Institucion Psikiatrik të Specializuar.

Nisur nga ky shqetësim kemi është rekomanduar “Përpilimi i një udhëzimi me qëllim që Prokurorët e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale të atashuar pranë Seksioneve të Prokurorisë në Rrethe apo pranë Prokurorive të Apeleve në përmbushje të detyrës së tyre funksionale në cilësinë e subjektit procedues, bazuar në nenin 24 dhe 480 te Kodit të Procedurës Penale të paraqesin kërkesë për shuarjen e dënimit, e cila vë në lëvizje gjykatën për të ndërmarrë hapat e nevojshme ligjore, me qëllim që të dënuarit mos të privohen nga të drejtat e tyre ligjore”.

Në disa raste, kur Prokuroria ka vendosur pezullimin e hetimeve për mosnjohje të autorit të veprës penale si për “Vrasje”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekje për të cilat ka kaluar një periudhë e gjatë kohe është kontaktuar me drejtues apo prokurorë të prokurorive si dhe punonjës të Policisë së Shtetit në komisariate për të shpejtuar kryerjen e veprimeve të nevojshme, me qëllim administrimin e provave dhe bërjes së analizës së përbashkët për të vendosur rifillimin e hetimit të pezulluar. Shqetësues është edhe fakti se disa prokurorë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore si në Tiranë, Gjirokastër etj, ngurojnë të japin sqarime kërkesave për informacion më e theksuar kjo për të sqaruar arsyet e zvarritjeve në hetimin e procedimeve penale, duke e justifikuar me karakerin sekret të hetimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore