Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama zgjedh Durrësin, kush është deputetja e komunitetit çam që do të futet në Kuvend

Rama zgjedh Durrësin, kush është deputetja e komunitetit

Pas 8 vitesh deputet në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta "braktisë" qytetin bregedetar, për të përfaqësuar në Kuvend Durrësin legjistlaturën e ardhshme.

Duke qenë se fitoi mandatin në dy qarqet, kryeministri vendosi të zgjedhe Durrësin, pas dy mandatesh deputet i Vlorës.

Kjo do të thotë që  mandatin e Ramës në Vlorë e merr Teuta Ramaj, e cila renditej e 9-a në listën e Partisë Socialiste në këtë qark.

Referuar të dhënave zyrtare të KQZ, Teuta Ramaj ka arritur të sigurojë 1738 vota personale në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri "dogji" kështu Ana Dhamon, kandidaten socialiste që renditej e 9-ta në Durrës.

Kush është Teuta Ramaj

Teuta Ramaj ka lindur në Vlorë më 25/12/1982. Në vitin 2014 ka kryer studimet në UV "Ismail Qemali" Vlorë (departamenti i mësuesisë) Master i Shkencave në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsi.

Në profilin e saj në Facebook thuhet se ajo në këtë fushatë elektorale iu bashkua ekipit socialist, "si kandidatja e komunitetit çam për deputete me numrin nëntë nën siglën e Partisë Socialiste". /Gazeta SHQIP

Rama zgjedh Durrësin, kush është deputetja e komunitetit

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore