Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama zbulon negociatat me kryeministrin grek: Ligji i luftës, absurd

Rama zbulon negociatat me kryeministrin grek: Ligji i luftës, absurd

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, të cilëve u ka kërkuar falje për të gjitha problematikat në ambasadë.

Gjithashtu ai ka kërkuar që të hiqet ‘Ligji i Luftës’, duke shtuar se kjo hap një epokë të re, sepse heq edhe gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj-lloj ujqërish, hienash dhe qensh.

“Me qeverinë greke jemi në një situatë pozitive për të trajtuar të gjithë problematikat që ju i njihni. Ju e dini që ende sot në mënyrë absurde është një ligj lufte me Greqinë. Heqja e ligjit të luftës është gur themeltar për të hapur një epokë të re, sepse heq edhe gjithë mjegullën nga e cila përfitojnë lloj-lloj ujqërish, hienash dhe qensh.

Hap rrugën për të gjitha çështjet e pronësisë që të zgjidhen në mënyrë ligjore në rrugë gjyqësore kombëtare apo ndërkombëtare.

Kemi folur për çështjen e zgjidhjes definitive të problemit të përkufizimit të hapësirave reciproke detare. Besoj që jemi në rrugë të mbarë, unë vazhdoj të mendoj që rruga më e mirë është ti drejtohemi një pale të tretë apo gjykatës ndërkombëtare. Por jemi të dy në një mendje që këto gjëra duhen zgjidhur në kohë.

Është legjitime që edhe pala greke të jetë e interesuar për të drejtat e grekeve që jetojnë në Shqipëri. Është reciproke dhe jo vetëm që është një kërkesë legjitime, por edhe një obligim moral, qytetar dhe shtetëror”, u shpreh kryeministri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore