Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama vizitë të papritur në Mal të Zi, mediat: Ja me kë u takua në një restorant në Tuz

Rama vizitë të papritur në Mal të Zi, mediat: Ja me kë

Mediat malazeze shkruajnë se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur në Mal të Zi. Rama është takuar në një restorant në Tuz me Nik Gjeloshajn, nga listat shqiptare, njëherësh kryetar i komunës së Tuzit.

“Restoranti ishte plot me mysafirë dhe një burim i tha “Vijesti” se ata qëndruan për më shumë se një orë.

Gjeloshaj konfirmoi për “Vijesti” se ishte takuar me Ramën, por nuk donte të fliste për detajet e takimit”, shkruajnë mediat vendase.

“Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq,” tha Gjeloshaj shkurtimisht.

Burime të “Vijesti” pohojnë se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore