Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama u kërkon falje emigrantëve shqiptarë në Greqi, porosia për ambasadoren

Rama u kërkon falje emigrantëve shqiptarë në Greqi, porosia

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi. Në fjalën e mbajtur para tyre, Rama u ka kërkuar falje për problemet e krijuara në ambasadën shqiptare në Greqi.

Rama theksoi se ambasadoren e re e njeh personalisht dhe është e përkushtuar, duke treguar edhe porositë që i ka lënë.

“Më vjen keq që personeli dhe drejtuesja e ambasadës nuk kanë dhënë atë që duhet, por kjo nuk është për t’ia lënë as asaj e as personelit për çfarë ka ndodhur, është përgjegjësia jonë dhe i kërkoj ndjesë gjithë emigrantëve për çfarë ka ndodhur.

Gjërat sot janë sidoqoftë shumë më mirë se ç’ishin. Kemi shërbimet online. Ju jeni të familjarizuar dhe jetoni këtu dhe i përdorni këto instrumente. Me shërbimet online kemi hequr një pjesë të halleve e sorollatjet. Do kemi deri në fund të vitit një pjesë tjetër shërbimesh online. Megjithatë kjo nuk e zëvendëson dot plotësisht shërbimin fizik.

Kemi sjellë këtu një ambasadore të re, një vajzë që e njoh personalisht, të përkushtuar, ka punuar disa vite në agjencinë për komunikim në kryeministri, ka një përvojë jo të vogël për ankesat e qytetarëve. I vetmi mesazh që i kam dhënë është që politikën e madhe e bëjmë dhe ne të tjerët. Ti ke prioritet shqiptarët që jetojnë në Greqi”, deklaroi kryeministri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore