Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama 'thyen' protokollin në Itali, kërkesa e papritur që i bëri ministrit Di Maio

Rama 'thyen' protokollin në Itali, kërkesa e papritur

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte në një vizitë zyrtare në Itali ku është pritur nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Gjatë konferencës për shtyp, u përkujtua edhe eksodi masiv i viteve ’90 i shqiptarëve drejt Italisë dhe ndihma e çmuar e dhënë nga shteti italian për Shqipërinë përgjatë 30 viteve.

“Ato momente të vështira që vënë në provë miqësinë e vërtetë. Janë tashmë 30 vite kur shqiptarët erdhën në këtë anë të detit. Në këto 30 vite ndodhën shumë gjëra por ishte shumë e madhe bujaria e Italisë. Kjo periudhë e historisë sonë nuk do të harrohet kurrë. Uroj që ju të mos keni nevojë kurrë për ne por sa herë të keni nevojë ne do të jemi aty për ju", tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe tek një çështje e rëndësishme për emigrantët, siç është njohja e patentave nga pala italiane.

“Ambasadori do të më falë për këtë thyerje të protokollit dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’i thënë Luigit të kujdeset për patentat e shqiptarëve në Itali, pasi kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane dhe duhet ta zgjidhë këtë ngërç.

Nuk kam më për të shtuar, por, meqë këtu janë tërë këta gazetarë dhe meqë prej javësh më kanë bombarduar me pyetje, shpresoj që ambasadori të më falë për këtë shkelje të protokollit, dua t’i shfrytëzoj këto sekonda për t’i kërkuar Luigit që të kujdeset për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, sepse kanë ngecur keq në korridoret mjaft të veçanta të burokracisë italiane. Ato duhen nxjerrë prej andej, që kështu të mund t’i drejtojnë automjetet në mënyrë të rregullt, sepse, ashtu si edhe napoletanët, ne shqiptarët jemi shumë të disponueshëm për t’i drejtuar automjetet edhe pa patentë. Këtë nuk mund ta lejojmë”, i kërkoi Rama kryediplomatit italian.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio, tha se Italia po bën gjithçka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit.

“Evropa duhet të tregohet në lartësinë e aspiratave të shqiptarëve“, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore