
Rama sqaron për herë të parë lidhjen me ish-zyrtarin e FBI-së në "Top Story": Më erdhi në zyrë me…
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për çështjen “McGonigal”, arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, sonte në “Top Story” në Top Channel.
Grida Duma: Lidhja juaj me McGonigal, vjen nga oligarku rus, nga biznesmenët? Nga vjen?
"Unë dua të përsëris, se nuk kam shumë çfarë them, por do refuzoj të jem në një sallë të Kuvendit dhe të përfshihem në debat me një opozitë që është në një nivel etik të frikshëm , e për fat të keq më ka tërhequr dhe mua në atë nivel, po nga ana tjetër ia vlen të them, që në qetësi mund të shpjegoj gjërat që shpjegohen.
Ish-zyrtarin e kam takuar me kërkesë të tij, më ka ardhur në zyrë, kemi patur një bisedë me terma të përgjithshme, më tregoi që puna e tij ka në fokus influencën ruse, më foli për rajonin, ku ka influencë ruse.
Pastaj takimet e tjera, kanë qenë takime që kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, jam takuar me të krejt miqësisht, pa asnjë axhendë. Më ka ftuar edhe ai në zyrat e FBI-së e jam takuar dhe me kolegët e tij. Marrëdhënie krejt normale, që nuk është e vetmja që unë kam me zyrtarë të lartë. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj askënd, se është pjesë krejt normale e detyrës time," tha Rama.


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >




Aksident në aksin Krahës-Mallakastër, plagosen tre persona
Historia e plotë >

Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >

