Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama sqaron marrëdhënien me mediat: Portali Syri shkaktoi terror me ‘fake news’, te Ora News ndërhyri drejtësia

Rama sqaron marrëdhënien me mediat: Portali Syri shkaktoi terror me

Kryeministri Edi Rama ka hedhur edhe një herë poshtë lajmet se do të ketë dënime me burg për ata që bëjnë meme, edhe pse ministria e drejtësisë zyrtarisht po diskuton një draft, ku thuhet se  ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij.

Rama tha se qeveria e tij nuk i është turrur kurrë medias, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën.

Për rastin e portalit Syri, kryeministri tha se kishim të benim me një “fake news” të tmerrshëm (rasti i parashikimit të tërmetit), që përhapi panik. Sa i përket sekuestros së Oranews, kryeministri tha nga studiot e këtij televizioni, se kjo është vepër e drejtësisë dhe jo e qeverisë.

“Ne i jemi turrur asnjë media në këto 7 vjet, sikur për shembull iu turrën Top Channel në të kaluarën. Nuk kap dot një pronar, një drejtor lajmesh që të dalë e të thotë në një mënyrë apo një tjetër, direkt ose indirekt, pushteti, unë apo struktura të tjera i kanë bërë presion për arsye të shprehjes. Nuk ka. Nuk ekziston.

Rasti i Syrit ishtë skandaloz, rast i tmerrshëm, mund të krijojte pasoja të paparashikueshme. Rasti i Syrit ka patur lidhje me një lajm të rremë që përhapi panik. Është e vertetë që ka patur polici tek OraNews, që administrohet nga shteti, po kjo nuk lidhet me përpjekjet e mia për të ndryshuar linjen editoriale, kjo lidhet me strukturat e drejtësisë që kanë nisur një hetim. Këtë po e bëjne institucionet e reja të drejtësisë. Ky është vendi që bën xixa mes meje dhe jush.”, tha Rama./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore