Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama: 70 projekte në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë vende pune

Rama: 70 projekte në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë

Në konferencën për mediat, ku në fokusi ishte Rindërtimi dhe Impakti në ekonomi, kryeministri Edi Rama theksoi se rritja e pagës minimale do të lehtësojë shtresën më pak të paguar të shoqërisë.

“Rritja e pagës minimale do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak, por nuk është një masë definitive, por një masë e ndërmjetme, ndërmjet të djeshmes dhe të nesërmes”, tha kryeministri.

Për sa i përket procesit të rindërtimi, Rama bëri të ditur se aktualisht janë 70 projekte ndërtimi në zbatim në Bashkinë e Tiranës, të cilat kapin vlerën e 80 milionë eurove.

“Projektet tona, 70 të tilla në Tiranë, do të gjenerojnë 15 mijë vende pune. Projektet tona impaktojnë 25 mijë persona dhe bën që të ketë punë për 2 mijë persona direkt. BE do të injektojë rreth 100 milionë euro.

Janë bërë kaq shumë ndërtime, në një kohë kaq të shkurtër. Shqipëria ka paketën më të madhe historike për publiken, pa cenuar borxhin publik. Situata ka prekur borxhin publik të Shqipërisë, siç ka prekur borxhin publik të të gjitha vendeve, pa përjashtim”, pohoi kryeministri.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore