Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama premton: Do çojmë satelitë në orbitë, ‘Albania 1’ e ‘Albania 2’

Rama premton: Do çojmë satelitë në orbitë,

Në debatin e fortë mes Ramës dhe Bashës, ra në sy një deklaratë suprizë e kryeministrit shqiptar.

Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria do dërgojë dy satelitë në orbitë. Teksa ironizoi kreu e PD-së Basha, ai tha në Parlament se përveë dronëve, vendi do ketë dy satelitë në orbitë që do shërbejnë për të kontrolluar territorin, krimet e trafiqet e paligjshme.

“Thatë do blemë dronë. Do çojmë stelit në orbitë. ‘Albania 1’, ‘Albania 2’. Sepse zhvillimi nuk mund të mbesë aty ku pretendoni ju. Ne shohim shumë larg. Po ju them prapë. Dronat po e po, po edhe satelitë. Në mënyrë që kontrolli mbi territorin, trafiqet, krimet të bëhet nga teknologjia. Ju qeshni se të qeshurën e keni program partie.” – tha ndër të tjera Rama.

Kjo deklaratë u prit me të qeshura nga deputetët e opozitës në sallë./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore