Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama pranon gabimin: Shpërndava një FAKE NEWS, u nxitova!

Rama pranon gabimin: Shpërndava një FAKE NEWS, u nxitova!

Edi Rama e ka pranuar gabimin, që është përpjekur të gënjejë shqiptarët për superprojektin e kompanisë që do të ndërtojë Portin e Durrësit, në Kroaci. Rama ditën e djeshme përmes një postimi në Tëitter deklaroi se kjo që po ndodh në Durrës, ka ndodhur më parë edhe në Zagreb.

Mirëpo, gjithçka doli një gënjeshtër, pasi ky projekt në Kroaci ishte anuluar.

Së fundmi, Rama ka kërkuar ndjesë. Sërish, përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama ka kërkuar falje dhe pranon se postimi i tij i gabuar nuk do të kishte ndodhur nëse do të kishte bërë një kontroll të thjeshtë në media.

"Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit”nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin! Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje," shkruajti ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore