Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama porosit Bashën: Sillu mirë e mos i jep gojës, do jesh gati të qeverisësh me mua kur...

Rama porosit Bashën: Sillu mirë e mos i jep gojës, do jesh gati

Kryeministri Edi Rama nuk i ndali thumbimet ndaj kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, gjatë fjalës në Kuvend.

Ai i tha që të mos bëjë garë me Sali Berishën se kush e shan më tepër. 

“Nëse do debat idesh, debat argumentesh, debat opinionesh, interpretim të ndryshëm të fakteve urdhëro bujrum.

Nëse vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri, atëhere mos u anko se të vjen foltorja në bisedë.

Nëse vjen këtu dhe lëshon të shara sikur akoma nuk e di nëse je në shumë apo realitet, ke një jerm erpotik që e shfryn këtu, atëhere s’ta kemi fajin ne.

Kështu që dil këtu, sillu mirë, por mos hy në garë se kush më shan mua më shumë. Se unë e shoh se kjo garë ka filluar mes teje dhe ustait. Me demek se ata që do ju zgjedhin ju do shohin se kush më shan mua më shumë.

Mos i hy kësaj maloreje, sepse për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tënd. Është sharësi dhe shpirësi më i madh që ka jetuar ndonjëherë në tokën shqiptare. Dakord? Kur të kalosh nga kopja tek origjinali, nëse ti ke një origjinal brenda se s’ta kemi kuptuar atëhere kushedi, dro mund të bëhesh gati për bashkëqeverisje.”- tha Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore