Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rama po na përdhunon"/ Bushati: Ja pse i iku memeceria Bashës për oligarkët, ka një hile

"Rama po na përdhunon"/ Bushati: Ja pse i iku memeceria

Analisti Andi Bushati e quajti të stisur përplasjen e fortë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në parlament.

Bushati deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel, se Basha ka ngelur vetëm në kuadrin e fjalëve, por pyetja që shtrohet është; Si të rrëzohet Edi Rama?

“Më ngjan më shumë si një debat i stisur. Jo se Basha nuk thonte gjëra të vërteta dhe Rama iu përmbahej gënjeshtrave. Ishte i stisur pasi është një film i parë që përfundon më përdhunimin që na bën Edi Rama. E ka kaluar shoqëria shqiptare ciklin e demaskimit të Edi Ramës. Pyetja është si përmbyset Edi Rama? Këtu hyn puna e opozitës. Një opozitë e përçare e ka shumë të vështirë të përballet me regjimin.  Basha po mbivendos debatin parlamentar duke shmangur debatin brenda në PD. Fillimisht na duhet një opozitë e unifikuar. Basha i thotë Ramës akuza të vërteta, por ka një hile, pasi këto akuza nuk e çojnë askundi. Nuk është kredibël. Kryetari i opozitës duhet të rrisë legjitimitetin e munguar brenda opozitës”, tha Bushati.

Analisti komentoi edhe deklaratat e Lulzim Bashës për oligarkët.

“Sot është Luli që i përmend oligarkët. Ai iku nga memecëria e të përmendurit të oligarkëve, sepse nuk i ka krahët e sigurtë brenda partisë. Kur ishte i sigurt nuk fliste”, tha Bushati./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore