
“Rama përmendet 14 herë në dosje”/ Berisha për McGonigal: Uroj shumë të ketë qenë një njeri i korruptuar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ndërsa ka komentuar sërish çështjen Rama-McGonigal.
Sipas Berishës, Rama përmendet 14 herë në dosjen hetimorë kundër ish-agjentit të FBI-së, ndërsa shton se kryeministri e ka përdorur McGonigal për të lobuar kundër opozitës shqiptare. Ai po ashtu e konsideroi këtë lobim përgjegjës për shpalljen e tij non-grata.
“Me shumë të dhëna të ish të dashurës së McGonigal pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, gishtin e vendos mbi Edi Ramën. Ajo që të bën përshtypje në dëshminë e saj, intervistën e saj është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor marrëdhëniet e errëta të partnerit të saj me kryemafiozin Edi Rama.
Në këtë kontekst unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura për të mos thënë dhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal dhe Edi Rama. Ka vetëm një emër Edi Rama, këshilltari i tij Duçka dhe miku i tij Agron Neza. Gjithçka është një dosje e tërë ku lakohet emri i Edi Ramës 14 herë dhe personat A dhe B po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se ishin pikërisht këto marrëdhënie të cilat më detyruan mua ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte edhe fotografi të shumta të Edi Ramës me McGonigal të bëra në kryeministri, në dreka dhe darka në Shqipëri dhe në restorantet më të kushtueshme të Neë Yorkut. Në këtë skenar me dy akte, akti shqiptar është në disa aspekte tmerrësisht i rëndë sepse Edi Rama arriti të angazhojë fuqinë e FBI-së për shkatërrimin e opozitës shqiptare.
Unë nuk di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo dhe uroj shumë të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që ai dispononte pasi kjo do të kushtonte më shumë jetë njerëzish, qindra vite burgje të heronjve të vërtetë që në kushte të vështira punojnë për sigurinë e botës së lirë dhe në rast të kundër faqja më e zezë e dosjes McGonigal mbetet skenari i shkatërrimit të opozitës në Shqipëri që u zhvillua në tre etapa. Në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzinit, që u kurorëzua me marrjen në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Edi Rama. Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës sepse nuk pranonte që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramë”, deklaroi Berisha.



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >





Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet



E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >
