Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama për Nanon: Ai më birësoi në PS, unë e vrava “babain” politik

Rama për Nanon: Ai më birësoi në PS, unë e vrava

Lideri historik i socialistëve Fatos Nano mbush sot  68 vjeç. Një urim i veçantë në këtë ditë erdhi pikërisht kreu aktual i PS-së, Edi Rama, njeriu që mori drejtimin e PS-së pas dorëheqjes së dha Nano me humbjen e zgjedhjeve në vitin 2009.

Por në këtë urim të veçantë Rama veç fotos së veçantë të publikuar të Nanos, i cili shprehet është shkrepur në momentin e sapo dalë nga burgu të ish-kryesocialistit, kryeministri shton se ishte ai që e “birësoi” në PS. Do të ishte pikërisht Nano që do ta emëronte Ramën fillimisht si ministër Kulture dhe më pas do ta caktonte si kandidat i PS-së për bashkinë e Tiranës, post që e katapultoi më pas në marrjen e drejtimit të PS-së.

Por marrëdhëniet mes tyre nuk kanë shkuar “vaj”, pasi ka pasur përherë fërkime mes tyre dhe këto në momentet e forta politike, kujtojmë këtu përplasjet për zgjedhjen e presidentit Bamir Topi. Kjo marrëdhënie me ngrirje e shkrirje përmendet edhe në statusin e veçantë të urimit që Rama bën në adresë të Nanos.

“Historia e marrëdhënies sonë të zhvilluar mes ekstremesh, nga "birësimi" im në familjen socialiste me bekimin e Fatosit, deri tek "vrasja e babait" për marrjen e skeptrit të tij, dihet përgjithësisht. Po në ndërkohën që flasim marrëdhënia mes nesh ushqehet shëndetshëm, me një komunikim miqësor ku e kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë. Ose jo në fakt, se kur mendoj çfarë katërrrotaku sovjetik mori Fatosi në turnin e parë, çfarë mjeti shumë më të mirë mora unë prej tij dhe çfarë brandi shpejtësie është sot Partia Socialiste, flasim në fakt si dy pilotë të një makine që duhet të vijojë vetëzhvillimin dhe lëvizë ende më shpejt, duke e mundur përditë rrezikun e ngadalësimit nga konkurrenca e dobët”, shprehet Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore