
Rama paralajmëron kontrollorët: Humbëm vaksinat, po sfidoni kryeministrin e gabuar!
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Gjirokastra se është e patolerueshme që është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave për shkak të protestës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Pas inspektimit të procesit të vaksinimit në të moshuarve plus 65, Rama tha se nuk ka shans që forca destruktive të së shkuarës të rimarrin peng të ardhmen dhe se po sfidojnë kryeministrin më të gabuar.
“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë dhe çdo minutë vlen dhe ne nuk po lëmë sekondë pa shfrytëzuar.
Një gjë është e sigurt, që nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, deklaroi Rama.








Top Story/ Ja partitë që kanë plotësuar listat me kandidatë "fantazmë"
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >