Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama sulmon Bashën: Mbjell vdekjen tek njerëzit që mbledh në kohë COVID-i

Rama sulmon Bashën: Mbjell vdekjen tek njerëzit që mbledh në

Edhe pse në kohë COVID-i simptatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën sot pa ruajtur distancën fizike në hapje të fushatës në sheshin Nënë Tereza.

Këtë akt e kritikoi edhe kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë hapjes së fushatës. Sipas Ramës, Basha dha shembullin më të keq duke mbledhur njerëzit në këtë kohë të rrezikshme.

“S’mund të jemi vatra infeksionesh, nuk mund t’i thërrasim njerëzit në rrezik  e të çojmë te ata që na shohin mesazhin e tmerrshëm. Edhe kur bëhet fjalë për luftën për jetën e vdekjen s’do t’ja dijë.

Mandati i tretë i PS nuk është në nevojën për pushtet. Mandati i tretë i PS nuk është për PS, dhe për ata që e përfaqësojnë. Nuk është për karrigen e askujt. Është që Shqipëria të mos kthehet dot kurrë më mbrapa se me mandatin e tretë i bëjmë të pakthyeshme të gjitha votat që kemi ende rrugës.

Mandati i tretë i PS do të thotë që prona të mos jetë më problem në mesin tonë, dhe çështja e pronës që me kaq shumë mund e durim është futur më në fund në rrugën e mbylljes përfundimtare si problem të shqiptarëve, të mos vihet më në diskutim,” tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore