Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- Krujë dhe jep lajmin e mirë për banorët që humbën shtëpitë nga tërmeti (FOTO)

Rama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- Krujë

Familjet që humben banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Fushë-Krujë, do të mund ta festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja "Rilindja", ku duket se tashmë gjithçka është thuajse gati.

"Fushë-Krujë, lagja e Rilindjes pas tërmetit ku familjet e goditura do të festojnë Vitin e Ri dhe do t'i gëzojnë shtëpitë e reja me fëmijët e tyre, në të gjitha vitet përpara", shkruan kryeministri Edi Rama.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën. “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë./Gazeta SHQIP

Rama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- KrujëRama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- KrujëRama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- KrujëRama nxjerr pamjet e lagjes "Rilindja" në Fushë- Krujë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore