Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama në forumin “The Economist”: BE vuan nga shumë shpërqendrime dhe frikë

Rama në forumin “The Economist”: BE vuan nga shumë

I pranishëm në Forumin The Economist” për Ballkanin, kryeministri Edi Rama tha se ndarja e Europës në “në kështjella të ndryshme është çmenduri”.

Sipas Ramës Bashkimi Europian vuan nga shuam shpërqendrime dhe një frikë që, siç tha ai, ndjehet nga vendet në rajon.

Megjithatë, Rama theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të bëjën maksimumin e tyre.

“Ndarja  e Europës në kështjella të ndryshme është çmenduri dhe nuk është zgjidhje. Unë besoj fort dhe ne, në rajonin e Ballkanit Perëndimor jemi të qartë për këtë. BE vuan nga shuam shpërqendrime dhe nj frikë mjaft e ndjeshme, ka frikë për të ardhmen në BE. Ndjesi sikur populizmi nevoja për t’u rizgjedhur kanë krijuar një lloj përzierje që kohë pas kohe shndërrohet në politika që dëmton të ardhmen e projektit të madh që është BE. Unë besoj se në vende si tonat, duhet të bëjmë maksimumin dhe kjo është kyçe për ne,për Shqipërinë të përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët. Duhet t’i shohim vendet tona i një thesar i jashtëzakonshëm dhe duhet të nxjerrim maksimumin prej saj. Është thelbësore të jemi më të fortë kur goditemi nga valëte populizmit”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore