
Rama nxjerr sekretin, Najada Çomo kandidate e PS për deputete, e piketon edhe si ministre
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo do të kandidojë për deputete nën siglën e PS-së.
Ka qenë vetë Rama që ka ftuar personalisht mjekën t'i bashkohet PS-së, ftesë që ka marrë edhe pëlqimin e kësaj të fundit.
"Faleminderit shumë Najada, jam shumë mirënjohës për faktin që je këtu. Është momenti për ta thënë, që të gjithë ta dëgjojnë, jam mirënjohës për një fakt tjetër, duke patur parasysh udhëkryqin që është përballja e 25 prillit, Shqipëria duhet të flasë, duhet të jehojë zërin e atyre që janë në vijën e parë të kësaj lufte apo në anën tjetër të kësaj vije, njerëzit e zakonshëm. Është arsye për të reflektuar në skuadrën tonë. Do shtrijmë dorën e lutjes, e kush më mirë se komandantja e vijës së zjarrit të vijë me ne, jo për tu bërë deputetja e radhës, as përf të lënë vijën e zjarrit e për tu ulur në karriget e rehatshme, por për të qenë aty sa herë që duhet që zëri I brëndshëm I atyre hapësirave ku lufta është sy më sy, të mos i mungojë parlamentit dhe njerëzve e qevërisë. Me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd, ne nuk duam të bëhesh si ne, por ne si ty.", tha Rama.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit “Shëndetësia që duam”, Rama tha se 'nuk duhet të mungojë në qeveri' duke shtuar se 'duan ta kenë pranë tyre që të bëhen si ajo'.
Me këtë duket se nënkuptoi faktin që Çomo mund të emërohet si Ministre e Shëndetësisë në rast se PS merr mandatin e tretë ndërsa theksoi se ka qenë në vijën e parë të pandemisë dhe e cilëson si “komandante të vijës së zjarrit”.
“Në mënyrë spontane nxora një sekret të vogël që nuk ishte i supozuar të dilte sot pasi ne me shumë kënaqësi morëm aprovimin tënd dhe të jap fjalën që ne nuk duam që të bëhesh si ne, por ne të bëhemi si ty. Prandaj të duam pranë nesh, shumë faleminderit”, tha Rama.
Sot mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga Komiteti Teknik, pasi tha se kjo strukturë është politizuar./Gazeta SHQIP

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >


Çfarë po ngatërron Donald Trump?
Historia e plotë >

Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombëtar
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




