Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinat anti-Covid, çipat janë fantazi e çmendur

Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinat anti-Covid, çipat

Kryeministri Edi Rama në një takim me mjekë e infermierë sot tek spitali Infektiv tha se qeveria shqiptare ka bërë rezervim për vaksinën e COVID-19 kur ajo të dalë.

Ai u shpreh se do të ketë financim edhe për të por fillimisht do të financohet vaksinimi falas për vaksinën e gripit sezonal.

Kreu i qeverisë u shpreh se thashethemet për çipa në vaksinë janë fantazi të çmendura të ‘kompetentëve’ në Facebook.

Rama tha se për shkak të ndryshimeve të bëra në mjekësi, kemi mundësinë ta përballojmë më mirë virusin.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ndodhë një tjetër izolim, pasi sjell dëme shkatërruese ekonomike dhe psikologjike.

“Na ra të përballemi me këtë monstër, por fatmirësisht na gjeti kjo fazë në një kohë kur disa përmirësime ishin bërë. Se po të ndodhte kjo epidemi disa vite më parë kur ju e dini vetë si ishin spitalet, do ishte një katastrofë.

Kemi një sfidë të madhe publike, kjo nuk është betejë që zhvillohet vetëm në spital, por kudo dhe duhet të ndjekim ato rregullat e bezdisshme por të thjeshta. Virusi nuk ka ardhur për të ndejtur 3-4 javë, por është këtu tërë kohës dhe duhet të mësohemi të jetojmë me këtë dinamikë të re në jetën sociale. Nuk mund të zgjedhim izolimin si proces të vazhdueshëm se sjell dëme shkatërruese jo vetëm në aspektin ekonomik por dhe psikologjik," u shpreh kreu i qeverisë. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore