Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama ironi me Bashën: Pse qesh Lulzim? Të kam pikë referimi, po me atë gjumë që bën ti...

Rama ironi me Bashën: Pse qesh Lulzim? Të kam pikë referimi, po

Nuk kanë fund replikat mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit.

Rama reagoi pasi Basha i tha që i pëlqen të përfshihet në debatin brenda demokratëve

Kreu i qeverisë u shpreh se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën realisht që të ndihet keq.

"Ta dini ju, ajo jo që ndodh me ju, mua jo vetëm që nuk më argëton, por realisht më bën të ndihem keq. Sepse është fundi i etikës, i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, po deri këtu nuk kishte shkuar. Është shumë e shpëtuar ajo që ndodh. Foltoren se sholla unë këtu. Foltoren këtu s’ke për ta dëgjuar, nëse s’do ta sjellësh ti foltoren këtu. Pse më ndërhyn?! Pse qesh?," tha Rama

(Basha qesh)

"E qeshura që të del natyrshëm, ka filluar që të të dalë vështirësish këto kohë. Të kam pikë referimi. Mendoj për të mirën tënde. Me këtë lloj gjumi që bën ti, me shekuj s'do arrish gjë," u shpreh Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore