Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier: Është gati! Do mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene!

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier:

Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier është gati në fund të prillit. Kështu i deklaruan përfaqësuesit e firmës, kryeministrit Edi Rama,  gjatë inspektimit të sotëm nga afër të impiantit të ri të mbetjeve, ndërsa thekson se ai do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit.

"Gati Impianti ultramodern i Përpunimit të Mbetjeve në Fier, që do të mbyllë të tjera plagë mjedisore kancerogjene, fushat e plehrave që digjen në natyrë në qarkun e Fierit”, shkruan Rama.
Sipas Ramës ky është një transformim i madh teknologjik që sjell çlirim të mjedisit.

“Ky është transformim i madh teknologjik dhe është çlirimi i madh mjedisor. Për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime lajme të rreme, abuzime dhe shumë baltë, por tani vepra flet vetë ashtu sikurse flasin dhe realitetet në Elbasan e në Tiranë. Edhe vetë Durrësi po shpëton si rezultat i kësaj ndërhyrjeje. Favoret e kësaj teknologjie në raport me landfillet janë të mëdha. Sepse landfilli bën vetëm depozitim dhe ka një moment ezaurimi kurse kjo nuk merr hapësirë tokë dhe natyre përkundrazi  e transformon natyrën”, tha Rama gjatë këtij inspektimi.

Njëri nga punonjësit tha se impianti do të jetë 100% gati në fund të muajit prill. “Në fund të muajit prill kjo vihet në funksion 100% në procesin të vetë”.

Kryeministri shtoi se nuk lanë gjë pa hedhur baltë ndaj ndërtimit të këtij impianti. "Për fat të keq ka pasur shumë keqkuptime, shumë lajme të rreme shumë baltë, si për të gjitha punët e mira që bëhen në Shqipëri, besoj se tani vepra flet vetë".

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier:

Rama inspekton impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier:

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se “ndërkohë është mbyllur fusha ekzistuese e mbetjeve, një gangrenë tjetër dhe sa të jetë impianti gati do të fillojmë t’i sjellim këtu mbetjet”.

“Jemi duke bërë një investim tani për të bërë një stacion të transferimit dhe për të blerë dy kontenierë të mëdhenj në formë trajlerash që të ulim edhe koston e transportit”, tha ai.

Aktualisht po kryhet kolauidimi i pajisjeve specifike. Impianti është një kryevepër inxhinjerike e 3 viteve të fundit me një kapacitet pritës prej 250 -280 ton mbetje në 24 orë,  ku vetëm bashkia e Fierit përpunon 150-200 tonë mbetje. 

Në fund të procesit tymrat dalin me ndotje thuajse 0, nga 10 që janë standardet europiane ndotja nga impianti është 0.2. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore