Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama injoron Metën para ushtarëve amerikanë: Propaganda e regjimit na mësoi se ju jeni e keqja, por sot është moment historik

Rama injoron Metën para ushtarëve amerikanë: Propaganda e

Në Portin e Durrësit ka nisur stërvitja e madhe ushtarake, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, “Defender Europe 2021”.

Edhe pse të pranishëm në të njëjtën ceremoni, kryeministri Edi Rama doli nga protokolli, duke mos përmendur presidentin Ilir Meta.

Rama tha se regjimi komunist e kishte brumosur popullin shqiptar me idenë se të huajt nuk duheshin lënë të shkelnin në Shqipëri dhe se ata ishin e keqja jonë me e madhe., por ky mentalitet ka ndryshuar me kohën dhe sot organizojmë në Portin e Durrësit stërvitjen më të madhe ushtarake.

“Është një lumturi e veçantë që t’u kemi mes nesh. Është kënaqësi e veçantë të kemi kaq shumë yje të mbledhura në këtë vend të vogël. Kjo stërvitje është shumë më tepër. Kjo stërvitje është edhe një tjetër pikë e rëndsësishme në ngjitjen e mëtejshme të marrëdhënieve tona në pikën më të lartë. Gjenerata jonë u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brumosëm me propagandën e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe. Për gjeneratën tonë është një mrekulli e madhe që e kemi ndarë jetën mes dy botëve. Shqipëria është një vend që kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam dëshirë që kjo të ndodhë edhe me ju. Është një moment historik për ne, na mbush me kreari dhe përgjegjësi.”, tha Rama në fjalën e tij.

Në këtë stërvitje do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi./Gazeta SHQIP

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore