Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama flet për patronazhistët: PS, një familje ku të angazhuarit punojnë vullnetarisht

Rama flet për patronazhistët: PS, një familje ku të

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me të rinjtë në qytetin e Durrësit. Nga qyteti bregdetar, ai ka komentuar edhe njëherë çështjen e shumë diskutuar të patronazhistëve.

Rama tha se ata që flasin poshtë e lart nuk e dinë se sa punohet në PS, madje të angazhuarit punojnë vullnetarisht.

“Faleminderit për angazhimin tuaj si dhe për finalizimin e saj në 25 prill. Ata që nuk e dinë se sa punë ka në familjen tonë, kanë zbuluar fjalën e patronazhistit vërdallë, e nuk dinë kuptimin e asaj.

Nuk e dinë që brenda PS, të angazhuarit punojnë vullnetarisht, për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi, për të pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëz të zakonshëm, sepse beteja e përditshme e PS është ajo për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve.

Pastaj çuditen se shkojnë zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen, thoshim ne kur luanin sport, e dikujt që beson se i takon fitorja dhe se është i fituar dhe kur hyn në fushën e lojës me ne e shohin që s’është kaq e lehtë, dhe pastaj shohin rezultatin që është 74-78.

Pse? Natyrisht për gjërat që kemi bërë dhe bindjen e shumicës së shqiptarëve se PS është e vetmja që e çon Shqipërinë në majë, se PS nuk është Rama apo disa deputetë, që për shkak të detyrës janë të ekspozuar.

Jo, PS është një rrjet zemrash e njerëzish të organizuar në gjithë vendin për ta komunikuar mesazhin dhe për të përcjellë energjinë dhe për ta marrë rezultatin”, deklaroi Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore