Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama e akuzoi për 'teori konspiracioni"/ Kurti nuk bindet as pas takimit me Merkel: Nuk e njoh 'OPEN BALKAN'

Rama e akuzoi për 'teori konspiracioni"/ Kurti nuk bindet as pas

"Minishengeni" i pagëzuar së fundmi si "Ballkani i Hapur" nuk e bind Albin Kurtin. Kryeministri i Kosovës, edhe pas takimit që pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në Tiranë, nuk ndryshoi qëndrim për nismën që ka përplasur liderët e rajonit, duke u pozicinuar haptas kundër 'OPEN BALKAN'. Sipas kryeministrit të Kosovës, 'Procesi i Berlinit i drejtuar nga Angela Merkel është i mjaftueshëm për Ballkanin.

“U konfirmua se procesi i Berlinit është korniza dhe rruga për integrimin e 6 shteteve të Ballkanit në BE. Procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjërë dhe mjaftueshëm i thellë që të mos ketë nevojë për variante alternative. Fondet e BE duhet të paraprihen me vlerat e BE. Sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën dhe reciprociteti janë elementë të rëndësishëm për paqen dhe integrimin.

Kosova dhe Serbia janë dy shtete që zhvillojnë dialog për statusin e marrëdhënieve në të ardhmen. Kosova nuk mund të kthehet para ditës kur shpalli pavarësinë”, tha Kurti.

Sot në Tiranë Angela Merkel la të kuptohet se e mbështet nismën “Open Balkan”, pavarësisht se nuk ia përmendi emrin, por Kurti nga ana tjetër është kundër teksa Kosova vijon të refuzojë pjesëmarrjen. 

Më herët, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama foli edhe “Ballkanin e Hapur”, të cilin e quajti pjellë të Procesit të Berlinit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Rama tha se kjo nismë është ndërmarrë për të përshpejtuar Procesin e Berlinit. Kryeministri tha se Kosova nuk e shfrytëzon këtë mundësi, por bën teori konspiracioni.

“Ballkani i Hapur është pjellë e procesit të Berlinit. Është mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush thotë të kundërtën ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Ajo që kemi diskutuar është se teoritë e konspiracionit janë të hedhura këtu nga BE për të mos na futur në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 ka thënë se ju nuk jeni në BE por jeni europian. Nuk kemi pse presim që të hyjmë në BE që të ndërtojmë autostradat apo infrastrukturat digjitale apo tregjet e përbashkëta“, tha Rama .

Në lidhje me akuzat e Ramës, për teoritë e konsipiracionit, Kurti tha se "nuk e di se për cilën bëhet fjalë"./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore