Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Rama do të caktojë vetë skuadrën e punës”/ Pëllumbi: Administrata ka nevojë për “shkundje” siç thotë kryeministri

“Rama do të caktojë vetë skuadrën e punës”/

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku u shpreh se kryeministri do të caktojë vetë skuadrën e punës për vitet e ardhshme të qeverisjes.

I pyetur nëse janë diskutuar emrat për kabinetin e ri të qeverisë, Pëllumbi tha se “aktualisht po merren me pjesën organizative të Partisë Socialiste, me Asamblenë dhe Kongresin”.

“Kjo është detyra jonë në këtë pozicion që kemi. Për kabinetin merret kryeministri, Edi Rama, që do të caktojë vetë skuadrën e punës. Unë dua që të jenë sa më shumë kolegë të mi që zhvilluan fitoren e PS në terren. Por kjo është në dëshirë të Ramës, kë të ketë në krah”, tha sekretari Organizativ i PS-së.

Ndërsa i pyetur a duhet që të ketë një lëvizje brenda administratës, Pëllumbi u shpreh se “ka nevojë për ‘shkundje’ siç e ka thënë kryeministri”.

“Ka nevojë realisht për ndryshime dhe “shkundje” siç e ka thënë kryeministri. Sa më pranë njerëzve dhe sa më e gjindshme të jetë administrata në problemet me njerëzit, aq më e mirë do të jetë edhe politika e qeverisë. Do të vazhdojmë të rrisim shërbimin e digjitalizimit, duke ulur kontaktin e njerëzve me punëtorët e administratës”, tha ai.

Ndërsa duke folur për ligjet e rëndësishme të aprovuara në vitet e fundit në Parlament, Pëllumbi tha se “reforma në drejtësi është më e madhja”.

“Është artikuluar shumë herë që pjesa më e madhe është se jemi marrë me reformën në drejtësi. Me krenari themi se kemi mbyllur kuadrin ligjor, pjesën e administrimit. Kemi bërë një punë mjaft të madhe. Parlamenti e ka parë dhe ka aprovuar ligje që ndikojnë në jetën e njerëzve, kodin e ri zgjedhor apo të tjera që nuk kanë bërë lajm të dukshëm, por që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve”, tha sekretari Organizativ i Partisë Socialiste.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore