Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama batuta me të rinjtë në Durrës: Futini një të martuar se lekët ua jep Luli!

Rama batuta me të rinjtë në Durrës: Futini një të

Nga qyteti i Durrësit ku po zhvillon një takim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka thumbuar edhe kreun demokrat, Lulzim Basha.

Rama ka ironizuar programin ekonomik të PD-së, duke demonstruar shembuj ku vë në lojë kryedemokratin.

“Sot është Luli brenda nesh. Ka gjithmonë një zë që të thotë mos u lodh, pusho o burrë, po varja e o burrë, he mor burrë tani, po bie shi ca do dalësh futja gjumë.

Është një zë që vjen nga brenda te çdo njeri se njeriu lodhet. Njeriu mërzitet dhe mërzia çon mesazhe. Dhe këtu është dallimi. Ky zë është edhe një zë që buron nga thellësia e kësaj toke bashkë me shumë zëra të tjerë.

Është zëri i dembelëve, mashtruarave, sharlatanëve, zëri i sirenave joshëse. Është zë i bukur. Është zë që ka forcë dhe ky zëri merr formën e Haxhi Qamilit, merr formën e Ilirit, ka marrë edhe formën e Lulit.

E keni dëgjuar, ju thotë s’do paguani asnjë lekë në shkollë, do ua jap unë. E sheh këtë gocën i thotë, të shoh pak të mërzitur. Kjo i thotë po shiko unë kam një kështu me këtë çunin këtu, por është pa punë.

Luli i thotë futuni një të martuar dhe lekët ua gjej unë dhe sa më shpejt kalamanin, se lekët i kam unë.

Po shiko se ky çuni ka babën që ka një biznes të vogël, 1 mijë euro babës nga unë. Po shiko se mamaja ime, merr 800 mijë lekë, por i ka sigurimet të larta; ia ul unë po të votojë PD. Puna është te gjyshi se ka pensionin e ulët, vetëm voto se gjyshi do e ketë pensionin 1 mijë euro. Me fjalë jeta osh qejf, vetëm voto Lulin”, tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore