Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Rama: Basha po trazon të vdekurit për pushtet! Kjo video tregon dallimin mes nesh

Rama: Basha po trazon të vdekurit për pushtet! Kjo video tregon

Kryeministri Edi Rama thotë se Lulzim Basha po i trazon të vdekurit, për shkak të luftës për pushtet.

Një ditë pas video-mesazhit ku hodhi poshtë akuzat e rivalit të tij politik, kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke ndarë pamjet nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës. 

Sipas Ramës, këto investime dhe krahasimi me të kaluarën janë ato që bëjnë dallimin mes vizionit të qeverisë dhe luftës qorre të opozitës.

"MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve #Durrës??? ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e #ShqipërisëqëDuam?? ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë", shkruan Rama.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj institucioneve se kanë fshehur gjysmën e numrit të vdekjeve nga COVID./Gazet SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore