Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Rama 3" kalon nesër në Kuvend/ PD paralajmëron përballje të fortë, ja vendimi që mori selia blu

"Rama 3" kalon nesër në Kuvend/ PD paralajmëron

Grupi Parlamentar i PD ka diskutuar sot strategjinë që do të ndjekë në seancën maratonë të ditës së nesërme ku qeveria ‘Rama 3’ pritet të betohet dhe të marrë bekimin e Parlamentit për programin e ri qeverisës.

"Seancë me tepër rëndësi”, e ka cilësuar selia blu seancën që do mbahet nesër në Kuvend.

Mësohet se vendimi kryesor i marrë nga kjo mbledhje është se Opozita nuk do ta braktisë më Kuvendin dhe të dalë nga salla.

Strategjia e re

Sipas Top Channel, ashtu si në 2017 opozita nuk do ketë asnjë pyetje për qeverinë e re në mënyrë që të ketë sa më shumë kohë për vete për t’i bërë oponencë programit qeverisës.

Mazhoranca parashikonte që debati të zgjaste 6 orë por në konferencën e kryetarëve përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë kërkuar t’i jepet çdo deputeti 10 minuta kohe për të debatuar.

Shtyllat kryesore të kundërshtisë së opozitës do jenë pandemia, tërmeti dhe zgjedhjet e 25 Prillit.

Në mbledhjen e grupit parlamentar  demokrat pritet të ndahen detyrat për secilin deputet, ndërsa mësohet se fjalimet e tyre do jenë të fokusuara sipas përkatësisë se tyre në komisionet parlamentare .

Qeveria Rama 3 dominohet nga ministret femra plot 12, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofole ministrore./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore