Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Qindra tonë kokainë në Evropë/ Koloneli në Dubai rrëfen si u kap bosi shqiptar i kartelit të drogës

Qindra tonë kokainë në Evropë/ Koloneli në Dubai

Operacioni Los Blancos, ku u godit karteli shqiptar më i madh i kokainës, vuri në pranga kreun e saj Eldi Dizdari.

Lidhur mbi ngjarjen ka folur koloneli Saeed Al Qamzi nga Departamenti i Personave në Kërkim në Policinë e Dubait ka treguar se pas informacioneve nga Italia, shqiptari po mbahej në monitorim për cdo lëvizje që bënte.

“Pas shkëmbimit të informacionit me autoritetet italiane, ne identifikuam vendndodhjet e trafikantit të drogës  dhe monitoruam lëvizjet e tij të përditshme dhe e arrestuam sapo morëm konfirmimin”, tha koloneli Al Qamzi, ndërsa shtoi:

“Së bashku me kriminalët e tjerë i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra tonë drogë në Evropë përmes porteve detare”.

Koloneli shpjegoi se Eldi Dizdari do t’i dorëzohet autoriteteve italiane të Interpolit.

Shefi i policisë së Dubait gjithashtu vlerësoi përpjekjet e bëra nga departamenti i përgjithshëm i ekipit të hetimeve, i cili  lokalizoi, gjurmoi dhe ndaloi të dyshuarin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore