Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

"Qeveria po varfëron xhepat e shqiptarëve”! Ministrja e Financave: Ekonomia stabël, potenciale për të përballur krizën energjetike

"Qeveria po varfëron xhepat e shqiptarëve”! Ministrja e

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat ka pohuar se sot qeveria ka miratuar 3 projektvendime.

Bëhet fjalë për projektvendimin e Eurobondit, ku qeveria shqiptare do të marrë një borxh për të përballuar shpenzime shesë për buxhetin e shtetit, si dhe dy vendime të tjera që janë; për eksportet në kuadër të nismës ‘Open Balkan’ dhe një për dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë që do të përdoret për biznes.

“Do të paraqesim një ligj në Kuvend për Eurobondin. Ky ka qenë një test për qeverinë shqiptare për të testuar tregjet. Vlera e financuar ka ardhur në rritje dhe interesi i bondit në rritje, ndaj kemi krijuar qëndrueshmëri. Do të jemi gati të dalim në treg që në fillim të muajit nëntor. Jemi duke ndjekur procedurat dhe të jemi gati për të emetuar eurobondin, kur normat e interesit në treg janë të ulëta. Huamarrja do të merret për të financuar një pjesë të mbështetjes buxhetore, për arsim, shtangësinë, për gjithë projektet. Ajo do të përdoret edhe vitin tjetër për të garantuar mbështetje buxhetore. Kemi miratuar dhe dy projektvendime, një për ekspertët në Ballkan. Kjo lidhet me nismën ‘Open Balkan’, ku në këtë projektvendim duket qartë se ne synojmë që këtë memorandum ta përhapim në vendet e CEFTËS. Memorandumi do të ndiqet nga një plan masash që do të garantojë një lehtësim për tregtarët. Ky memorandum është suport për subjektet që operojnë në Shqipëri dhe që operojnë me këto vende. Projektvendimi i tretë lidhet me dhënien me qira të një sipërfaqe në Vlorë. Është projekt madhor, që vjen në ndjekje të zhvillimeve strategjike.”, pohoi ajo.

Po ashtu Ibrahimaj u ndal dhe te akuzat e PD-së sa i takon raportit të FMN-së, ku sipas opozitës qeveria po varfëron çdo ditë e më shumë xhepat e shqiptarëve me koncesionet dhe PPP-të.

Ajo tha se treguesit e FMN, por dhe të Bankës Shqiptare nuk e tregojnë këtë, ndërsa shtoi se ekonomia në vend është e qëndrueshme.

“Në radhë të parë unë do to t’ju ftoja që ta lexonit me vëmendje deklaratën e FMN. Kemi pasur diskutime të të gjitha formave me përfaqësues të FMN dhe të Bankës së Shqipërisë. Ndajmë mendim të përbashkët se ekonomia shqiptare ka ardhur në përmirësim dhe ka treguar stabilitet. Ka potencial për të përballuar krizën energjetike nëse i përmbahet tregjeve ndërkombëtare S’ka pasur rritje të normave të interesit. Banka e Shqipërisë deklaroi se nuk pret që të rrisë normat e interesit gjatë vitit. Ka pasur disa rritje të çmimeve. Inflacioni në muajin shtator ishte 2.5%. në analizën e kryer nga FMN dhe nga Banka e Shqipërisë s’ka sinjal për varfërimin e xhepave të shqiptarëve. Pagat janë rritur.”, tha Ibrahimaj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore