Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Qeveria merr vendimin, Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, do të kontrollojë dhe burgjet

Qeveria merr vendimin, Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit

Qeveria ka vendosur të ndryshojë drejtorin e Shërbimit të Provës në Shqipëri.  Sipas vendimit më të fundit të Qeverisë, Ervin Hoxha emërohet drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Gjatë prezantimit ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës.

“Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi i ligjit”, ka thënë Manja. Më pas, duke iu referuar problematikave të ngritura herë pas here në media, ai u ka kërkuar që të mos bëhen pjesë e makinacioneve në kurriz të së drejtës dhe ligjit. “Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome, por jeni një shërbim që duhet t’ju udhëheqë ligji dhe vetëm ligji. Mbikëqyrja e dënimeve alternative duhet të jetë në funksion të qëllimeve që ka dënimi penal sipas ligjit dhe jo orekseve të individëve brenda shërbimit të provës dhe që s’ka lidhje me zbatimin e ligjit”, u shpreh ministri Manja, duke paralajmëruar se po punohet që ky shërbim të jetë pjesë edhe e mbikëqyrjes së kontrollit të brendshëm, njësoj si burgjet.

Më tej me anë të një statusi në rrjetet sociale Manja shprehet se "Shërbimi i Provës është një hallkë e rëndësishme e gjithë sistemit të drejtësisë që shërben në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar nga gjykata".

"Nuk do të lejoj, dhe e bëra të qartë si kristali sot, që specialistët e këtij shërbimi ta përdorin mandatin e shtetit për qëllime të errëta, kafeneve e restoranteve të Shqipërisë, duke thyer besimin e qytetarëve dhe të shtetit. Kam besim se drejtori i ri, Ervin Hoxha, që sapo u prezantua, ndan të njëjtat qëndrime, synime dhe vizion me mua. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Nëse ndokush mendon ndryshe, duhet të shkëputet vetë, ose do ta shkëpusim ne. Ligji, e drejta dhe qytetarët janë të parët!", theksoi Manja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore