Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Qeveria 2 miliardë lekë shtesë për vaksinat, Denaj në "Breaking": Sa pritet të jetë rritja ekonomike!

Qeveria 2 miliardë lekë shtesë për vaksinat, Denaj në

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka deklaruar se për të finalizuar procesin e vaksinimit brenda këtij viti, qeveria ka gati edhe dy miliardë lekë në rezervën e shtetit për vaksinat.

Denaj tha se qeveria ka miratuar ndryshimet në buxhet për fondin shtesë prej 2 miliard lekësh për blerjen e vaksinave antiCovid.

“Kemi rritur gati me 2 miliard lekë rezervërn e shtetit në mënyrë që procesi i vaksinimit të përfundojë brenda vitit. Objektivi është që pandemia të largohet jo vetëm nga jetët e shqiptarëve por edhe nga shëndeti i ekonomisë”, tha Denaj në “Breaking”.

Denaj u shpreh se pritet që Shqipëria të ketë një rritje ekonomike prej 5%.

“Rritje ekonomikë është parashikuar në 5%, kaq parashikohet edhe nga institucionet ndërkombëtare. Pjesa më e rëndësishme e rritjes ekonomike do vijë nga turizmi, bujqësia dhe investimet publike. Është një vit për t’u parë sesi do të vijojë. Është një vit buxhetor që lidhet me zgjedhjet.”, tha Denaj./Gazeta SHQIP

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore