Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Qeni ndërpret ndeshjen 7 minuta, kryen nevojat personale në fushë (VIDEO)

Qeni ndërpret ndeshjen 7 minuta, kryen nevojat personale në fushë

Tifozët e Fernández Vial detyruan ndeshjen e Primera B kundër Universidad de Concepciónat të ndalet duke hedhur flakë në fushë. Njëri prej tyre për pak ka goditur një lojtar të ‘Admiral’

Fernandez Vial nuk mundi të largohej nga fundi i tabelës së klasifikimit, pasi humbi 3-2 ndaj Universidad de Concepciónat, në javën e 24-t të kampionatit.

Një rezultat që përfundoi me shpërthimin e tifozëve, të cilët e detyruan ndeshjen të ndalonte në minutën e 86-të duke hedhur flakadanë në fushë.

Një nga flakadanët ishte shumë pranë goditjes së një prej lojtarëve kundërshtarë, gjë që mund të kishte shkaktuar një aksident të rëndë dhe kaos edhe më të madh në stadium.

Një grup tifozësh vendas u ngjitën në fund në kangjellat e tribunës dhe filluan të hedhin sende në tokë, me një brohoritje: “Ikni dhe mos u ktheni kurrë”.

Përveç kësaj, një qen ka hyrë në fushën e “Ester Roa” dhe e ka ndalur ndeshjen për gati shtatë minuta, madje duke kryer edhe nevojat personale të tapetin e blertë.

Ky qen kishte disa ditë i humbur. Pronari që e kërkonte e pa nga televizori, kur u ndërpre ndeshja, ndaj shkoi menjëherë për ta marrë te forcat e sigurisë, të cilat mezi e kapën.

“E pashë qenin tim në televizor. E njoha nga bishti, pasi na bënte të qeshnim duke vrapuar dhe duke u shmangur, plus ‘dhuratën e vogël’ në fushë, çka nuk e bën këtu te ne”, – tha pronari i lumtur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore