Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Qëlloi për vdekje ish-kunatën dhe u arratis, ku ishte fshehur Agron Tanushi, sekuestrohet arma e krimit

Qëlloi për vdekje ish-kunatën dhe u arratis, ku ishte fshehur

Më pak se 24 orë nga kryerja krimit, Policia ka arritur të arrestojë Agron Tanushin, i dyshuari në vrasjen e Jetmira Hasanit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores.

Tanushi u arratis menjëherë pas vrasjes së ish-kunatës, ndërsa ishte fshehur në një lagje në Lushnjë.

Po ashtu, bëhet me dije se policia ka sekuestruar edhe armën e krimit me të cilën Tanushi qëlloi për vdekje dy herë mbi trupin e Jetmira Hasanit.

Ata kishin prej kohësh konflikte me njëri-tjetrin për shkaqe pronësie.

Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti i saj para 4 vitesh, vëllai i Agron Tanushit, por pavarësisht kësaj vijonte të jetonte te shtëpia e tyre, në katin e dytë.

Ky fakt, pra prona, ku Hasani pretendonte se i përkiste asaj, është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme dhe më pas vrasjen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore