
Qëlloi partneren dhe vrau veten/ 21-vjeçari shqiptar në Itali ishte baba i një vajze të vogël
Një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë veten e tij mbrëmjen e kaluar në Cassano delle Murge (Bari) ndërsa pak para se të vriste veten me armë qëlloi edhe partneren 18-vjeçare. Sipas mediave italiane gjendja e 18-vjeçares së plagosur mbrëmjen e kaluar po përmirësohet pak.
Vajza e goditur në gjoks nga plumbat që i shpuan mushkërinë, është shtruar në repartin e reanimacionit të Poliklinikës së Barit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur vendin dhe banorët e zonës ku çifti i ri jetonte. Kreu i komunës së Cassano Delle Murge, Davide Del Re është shprehur i tronditur për ngjarjen që ka ndodhur: Komuniteti i Cassano është i tronditur, ende nuk dimë më shumë sepse hetimet vijojnë, por komuna nuk rezulton të ketë pasur sinjalizime për një situatë kritike.
Çifti jetonte me vajzën e tyre shumë të vogël në banesën ku ndodhi ngjarja e rëndë. Të dy kanë një vajzë dy vjeçare por në momentin e tragjedisë vogëlushja nuk ndodhej në shtëpi, pasi ishte me gjyshërit nga nëna.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar për ndihmë pasi kanë dëgjuar fillimisht britmat që vinin nga shtëpia dhe më pas të shtënat.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




