Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Qëlloi me armë zjarri në parkingun e një kompleksi në Tiranë, arrestohet i riu

Qëlloi me armë zjarri në parkingun e një kompleksi në

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Qehaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, autoritetet kanë organizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç. 26 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.S.

Në vijim të veprimeve të para proceduriale ka rezultuar se këta dy shtetas, ditën e djeshme kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në parkingun e një kompleksi dhe më pas janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar kapjes nga Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore