
Qëllohen me armë dhe mbahen peng gazetarët e 'Fiks Fare'/ Reagon AMA: Rast i rëndë...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të Fiks Fares, të cilët ishin duke xhiruar pamjet nga gërryerja e paligjshme që po ndodhte në lumin Zezë të Niklës, në qarkun e Durrësit.
Përmes një reagimi zyrtar, AMA dënon ushtrimin e dhunës fizike dhe verbale të reporteres dhe kameramanit. Sipas tyre, ngjarja e cila ndodhi në një pronë publike buzë lumit, ishte akt i papranueshëm dhe goditës për lirinë e fjalës.
AMA kërkon hetimin e detajizuar të këtij rasti si dhe nxit autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe kërkon që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.
“Pamjet e transmetuara të mërkurën në mbrëmje (08.02.2023), në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel, janë shumë shqetësuese për lirinë e ushtrimit të profesionit nga një grup xhirimi që hetonte një rast paligjshmërie në afërsi të Niklës në qarkun e Durrësit.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dënon ashpër ushtrimin e dhunës verbale dhe fizike që shkoi deri dhe përdorimin e armës së zjarrit për frikësimin e reporteres dhe kameramanit, si akte të papranueshme dhe goditëse për lirinë e fjalës. Aq më tepër që ngjarja ndodhi në një pronë publike, buzë lumit, ku një grup personash kryenin aktivitet të paligjshëm me pretendimin se ishin në “pronën” e tyre.
AMA pret me padurim hetimin e detajizuar të këtij rasti të rëndë, duke nxitur autoritetet ligjzbatuese që të zbardhin plotësisht dhe sa më parë rrethanat e ngjarjes, si dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë”-thuhet në reagimin e AMA-s.
Rasti i rëndë u bë publik mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ të Top Channel, 'Fiks Fare'. Pasi u faktua nga media gërryerja e paligjshme e lumit dhe marrja e materialeve inerte në lumin Zezë në Nikël të Krujës, gazetarët janë përballur me persona me armë të cilët qëllonin drejt dronit.







Alpinistët serbë rrëshqasin gjatë kalimit nga Valbona në Theth, 1 i plagosur
Historia e plotë >
E RËNDË në Tiranë/ Gjendet e pajetë një grua, detajet e para
Historia e plotë >
Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel/ Çfarë ndodh me monedhat e tjera? Këmbimi valutor për sot

Rikthehet ora verore, akrepat shkuan 60 minuta përpara

Dita nis me kthjellime, si do të jetë moti për ditën e sotme
Aktualitet




