
“Pusho ti pusho, je i pari kalë karroce”, ministrja sherr me deputetët e PD: Jeni një tufë burrash që…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin është përfshirë në një debat të ashpër me deputetët e Partisë Demokratike, për shkak se ata akuzojnë kryeministrin Rama se ka favorizuar bashkëshortin e ministres Olta Xhaçka, duke i dhënë statusin e investitorit strategjik.
Gjatë fjalës së Spiropalit në Kuvend, deputetët e PD kanë ndërhyrë nga vendi, duke folur pa mikrofon, por kjo duket se e ka nervozuar ministren.
Njërit prej deputetëve demokratë, ministrja i tha të pushojë, pasi “ai është i pari kalë karroce”.
“Na përmend ne turpin. Ka turp më të madh sesa lukunia juaj që janë bërë bashkë aty për të mbrojturi një njeri nga krimet e vjedhjet që ka bërë dhe dilni në këtë kuvend dhe merreni me cdo investitor.
Nuk është turp që ju…pusho ti pusho, se ti je i pari kalë karroce. A nuk është turp zotëri që ju abuzoni me interpelancat në Kuvendin e Shqipërisë.
Një tufë burrash që bërtasin nga vendi se turp i madh, ul zërin ti”, thotë Spiropali.








EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




