Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Punonte në lokal, vetëplagoset me thikë 29 vjeçari në Durrës. Policia jep detaje

Punonte në lokal, vetëplagoset me thikë 29 vjeçari në

Një i ri është plagosur me thikë në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali ku ai punonte dhe sipas policisë, 29 vjeçari dyshohet se është vetëplagosur.

"Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore