Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Punonin në "të zezë"/ E pësojnë keq 5 shqiptarët në Zvicër

Punonin në "të zezë"/ E pësojnë keq 5

Në mëngjesin e të martës, 28 mars 2023, gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi në Zvicër. 

Pak pas orës 8 të mëngjesit, në kantierin në fjalë janë kontrolluar të gjithë të pranishmit, gjashtë prej të cilëve nuk kanë mundur të dëshmojnë leje pune. Punonjësit klandestinë, një boshnjak, dy shtetas të Shqipërisë dhe tre të Kosovës, janë arrestuar nga policia e St.Gallen.

Personat nga mosha 25 deri në 52 vjeç dhe punëdhënësit e tyre do të raportohen te prokurori publik i kantonit St.Gallen. Masat ndaj tyre do të shqyrtohen në përputhje me ligjin për të huajt, edhe nga zyra përgjegjëse e migracionit, shkruan polizei-schweiz.ch.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë kontrolluar edhe katër shtetas bullgarë të cilët nuk ishin regjistruar siç duhet në procedurën e regjistrimit, përcjell albinfo.ch. Punëdhënësit e tyre po ashtu raportohen në zyrën e prokurorit publik të kantonit St.Gallen.

Gjatë kontrollimit, ishin angazhuar sisa punonjës të policisë së kantonit St.Gallen dhe një punonjës i Zyrës për Ekonomi dhe Punë të kantonit St.Gallen.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore