
Publikoi videon e drejtuesit të TV-së duke ngacmuar një të mitur, gazetari: I ka filmuar vetë, duhet të bllokohen kamerat e zyrës së tij
Prej disa ditësh gazetari, Telnis Skuqi, ka publikuar një video që ka tronditur Gjirokastrën dhe jo vetëm. Në videon në fjalë, drejtuesi i televizionit lokal “ALPO RTV”, Aristotel Petro, shfaqej teksa prekte në zona intime një vajzë të mitur.
Ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live”, Petro pranoi se ai ishte në video, por hodhi poshtë se ka ngacmuar seksualisht vajzën në fjalë. Sipas tij, e gjitha ka qenë një kurth.
Kjo temë u rikthye sërish në puntatën e sotme të “Shqipëria Live”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe nëna e vajzës, e cila tha se e ka kallëzuar në polici drejtorin e televizionit lokal.
Petro edhe sot hodhi poshtë në mënyrë kategorike se ka ngacmuar vajzën, madje u shpreh se ka video të tjera më të forta, ku ajo vajzë ngacmohej seksualisht nga të tjerë.
Ndërkohë gazetari që ka publikuar videon në fjalë, Telnis Skuqi, u shpreh se është vetë “drejtuesi i televizionit lokal “ALPO RTV” që i xhiron videot.
“Ai vetë i ka xhiruar videot. Prandaj them që të bllokohen të gjitha xhirimet e kamerave të zyrës së tij. Prindërit e vajzave që janë në videot e tjera nuk pranojnë që të bëhen publike. Gjirokastra është qytet i vogël, kanë frikë”, tha Skuqi.
Gazetari u shpreh se është shumë i sigurt në ato që thotë, pasi ky është një investigim shumë i gjatë.
“Jam i gatshëm që t’ia jap Prokurorisë të gjitha videot që kam, nëse mi kërkon”, përfundoi gazetari.

Lajm i fundit/ Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik shqiptar
Historia e plotë >

Plagosën policin në Berat, jepet masa e sigurisë për tre vëllezërit
Historia e plotë >





Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Politikanët dhe këshilltarët që iu "prenë kokat"/ Nga kontratat korrupti...
Historia e plotë >
I arrestuar dhe ndryshime në gjendjen civile/ KQZ nxjerr zbuluar kandida...
Historia e plotë >
BE do të dërgojë mbi 600,000 doza vaksinash Pzifer në Ballkanin Perëndimor

Lufta ndaj COVID/ Mjeku Tritan Kalo bën thirrjen e fortë: Njerëzit nuk duhet ta harrojnë kurrë që...

Jeni vaksinuar me Pfizer? Mund të jetë e nevojshme të merrni një dozë të tretë
Zgjedhje 2021




