
Publikohen rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje/ Kushi: Testi i biologjisë nuk kishte asnjë gabim (LINKU)
Janë publikuar ditën e sotme rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje për maturantët.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar njëkohësisht dhe për shqetësimin e ngritur nga nxënësit për lëndën e biologjisë, teksa pretendonin se në test kishte pyetje jashtë programit. Kushi ka deklaruar se testi nuk kishte asnjë problematikë dhe po ashtu se pyetjet ishin hartuar për të vlerësuar nivelin dijeve për të gjithë nxënësit.
Për të kontrolluar notat, klikoni këtu.
Mesazhi i plotë i ministres Kushi:
Të dashur maturantë,
Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve.
Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.
Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.
Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit.
Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij.
Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale.
Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!

Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme
Historia e plotë >
Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria
Historia e plotë >






Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




