Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Karamuço kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Karamuço kundër ministrit: Ja

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka kundërshtuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me DEA-n, duke u shprehur se ka ardhur një staf me agjentë dhe jo vetëm një i tillë.

I ftuar në emisionin Top Story  në Top Channel ai u shpreh se DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri dhe me një zyrë fizike.

Karamuço: Ministri i Brendshëm ka garantuar se është vetëm një agjent special i DEA-s. DEA ka ardhur dhe është ngulur në mënyrë permanente në Shqipëri me një shef dhe me personel të DEA-s, jo administrativ, janë të gjitha rangjet që funksionojnë brenda një zyre. Është zyrtare, ka një zyrë, ka ardhur një agjent special në Shqipëri. Nëse Anglia di shumë për ne, edhe ne dimë shumë për Britaninë, ne i dimë problemet që kemi, edhe modelet që kemi ca kemi bërë apo kemi ofruar çdo njeriu të pashpresë në Shqipëri.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore